Dita botërore kundër kancerit

Bashkë mundemi! ♋🎗️🚴

Pedalojmë së bashku për Ditën Botërore e luftës kundër kancerit.

Shihemi më 04 Shkurt
E Premte në ora 13:00🕑
Në Sheshin e Lidhjes, Prizren.

Aktiviteti ka për qëllim të parandalojë miliona vdekje që ndodhin në vit duke e rritur vetëdijesimin dhe duke edukuar për kancerin bashkë me ndikimin ndaj qeverive dhe individëve për të ndërmarrë veprime kundër kësaj sëmundjeje.
Këtë Ditë botërore të luftës kundër kancerit ne si grupi me i madh i çiklistëve në Kosovë dhe jo vetëm, do pranojmë se angazhimi ynë për veprim do sjellë një përparim të fuqishëm në zvogëlimin e ndikimit global të kësaj sëmundjeje.

#UnëMundem #NeMundemi

Mbledhja e parë me Think Pink Europe

Me daten 12 Mars ishte aranzhuar video konferenca me Think Pink Europe për të diskutuar për shoqatën tonë ” RENESANSA “.

Në mbledhje ishin të pranishëm znj.Pakize Kiseri, Zerafet Vrmica, Visar Kasembegu, Shehije Rama, Aida Mashkulli, Shefide Azari dhe Blerina Bytyqi.

Think Pink Europe është një organizatë Europiane e cila i mbledh pranë vehtes shumë organizata të tjera nga tërë bota që së bashku të luftojmë kancerin e gjirit duke ndikuar në tërë shoqërinë tonë në ngritjen e vetëdijes për të parandaluar dhe për të zbuluar sa më herët kancerin e gjirit.

Në këtë mbledhje neve na dhanë mundësinë që të bashkohehemi atyre me projektin Race of the Cure Europe 2019.

Antarsimi i RENESANSES në Think Pink Europe

Think Pink Europe family keeps growing! Welcome our newest member: Renesansa!

RENESANSA is a Kosovar breast cancer organisation founded in 2017 in Prizren by survivors, whose aim was to create a structure to support women diagnosed with breast cancer. Facing the lack of information and support, they want to be a key player in the fight against breast cancer in their country, particularly where breast cancer is often stigmatised.
RENESANSA wants to raise awareness on the importance of early detection of breast cancer; support breast cancer patients psychologically and socially to cope with treatment; improve the quality of life during and after treatment; and educate and raise awareness on breast cancer.

Welcome to the Think Pink Europe Family!

Humaniteti i Lum A. Gashit

Në zyrat e RENESANSËS, një djalosh i ri, Lum A. Gashi, u paraqit me një dëshirë jashtëzakonisht mbresëlënëse. Pas pesë vitesh rritjeje të flokëve, ai kishte vendosur t’i dhuronte ato për ata që përballen me sfidat e kancerit.

Me nënën e tij, zonjën Lule, pranë, Lum e shprehu këtë dëshirë me një gëzim të madh në zemër. Ai e dinte se flokët e tij do të sillnin gëzim dhe ndihmë për ata që kishin humbur flokët për shkak të terapive.

Ne, si ekip, kemi përgjegjësinë të plotësojmë këtë akt bujarie, duke siguruar që flokët e tij të shkojnë te një person që ka nevojë për ndihmë dhe shpresë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të sjellë dritë në jetën e dikujt tjetër.

Faleminderit, Lum, për zemrën dhe guximin tënd! Historia jote është një frymëzim për të gjithë ne.