Skip to content

Renesansa

Shoqata kundër kancerit të gjirit

Tek Renesansa, ne besojmë se çdo grua është simbol i forcës dhe guximit. Misioni ynë është të ofrojmë mbështetje dhe burime për gratë që përballen me sfidat e kancerit të gjirit.

Bashkohuni me ne për të ndarë histori dhe krijuar një komunitet që ndihmon gratë të ndihen të fuqizuara dhe të sigurta. Sepse çdo grua meriton të dijë se është e fortë dhe e vlefshme. 


Çfarë ofrojmë ne?


1. Mbështetje Psikologjike:
Mbështetje emocionale për femrat përmes fushatave me profesionistë të shëndetit mendor.

2. Këshilla për Nutricion: Këshilla nga nutricionistë të kualifikuar për planifikimin e dietës pas sëmundjes.

3. Produkte për Pas Mastektomisë: Ofrimi i sutjenave, parukave dhe protezave për gratë që kanë kryer mastektomi.

4. Fushata Ndërgjegjësimi: Organizimi i fushatave për rritjen e ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

5. Ndërveprimi me Komunitetin: Krijimi i mundësive për gratë për të ndarë historitë e tyre dhe ndihmuar njëra-tjetrën.

6. Burime dhe Informacione: Sigurimi i informacionit të saktë dhe të dobishëm për kancerin e gjirit dhe trajtimin e tij.


Kur mbështesim njëra-tjetrën, ne krijojmë një komunitet të pathyeshëm

blank

Lindja e

Renesansa

Historia e veçantë e Shoqatës Renesansa filloi më 4 Shkurt 2017, në Prizren. Në qendër të kësaj historie është zonja Violeta Pirana, një grua me guxim dhe vizion, e cila, pasi kaloi vetë përmes përvojës së vështirë të diagnozës dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje, vendosi të bëjë një ndryshim.

Duke parë se në Kosovë mungonte një organizatë që t’u ofronte mbështetje specifike grave të diagnostikuara …

Kontrolloni Vitaminat dhe Mineralet Tuaja Falas!

Femrat që janë diagnostikuar me kancer të gjirit ose që e kanë kaluar atë, mund të kontrollojnë nivelin e vitaminave dhe mineraleve dhe të marrin këshilla të specializuara për kujdesin shëndetësor pas diagnozës.

PAP Teste Falas në Prizren dhe Gjilan!

Të gjitha vajzat dhe gratë e Kosovës mund të kryejnë teste PAP falas në Prizren dhe Gjilan, falë iniciativës së Renesansa-s për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrollit të rregullt.

Paketa e Shoqatës për femrat që Kanë Kryer Mastektomi

Shoqata ofron sutjena të posaçme, proteza gjiri, paruke dhe kapele për gratë që kanë kryer mastektomi. Kjo paketë është krijuar për të ofruar mbështetje praktike dhe emocionale, duke ndihmuar gratë të ndihen më komode dhe të sigurta.

Gjesti Fisnik i Lumit - Shembull për Të Gjithë Ne

blank

Në zyrat e RENESANSËS, një djalosh i ri, Lum A. Gashi, u paraqit me një dëshirë jashtëzakonisht mbresëlënëse. Pas pesë vitesh …

Konferenca mbi Trajtimin e Avancuar të Kancerit Metastatik të Gjirit

blank

Më 25 Shtator, në Klan Arena, u mbajt Konferenca mbi Trajtimin e Avancuar të Kancerit Metastatik të Gjirit  …

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanceri i gjirit është tani lloji më i zakonshëm i kancerit tek femrat, me rreth 2.3 milion raste të reja. Ky trend shqetësues reflekton faktorë të ndryshëm.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 340 raste të reja të kancerit të gjirit u raportuan në Klinikën Onkologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke përfaqësuar 23% të të gjitha rasteve të kancerit të trajtuara atje.

Race for the Cure – Ndërgjegjësim dhe mbështetje për kancerin e gjirit

blank

“Race for the Cure” është një event global që mbledh mijëra pjesëmarrës për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të mbështetur gratë që përballen me kancerin e gjirit. Ky aktivitet simbolik përfshin ….

Race for the Cure Kosova 2024

blank

“Race for the Cure” në Kosovë forcon lidhjet brenda komunitetit duke bashkuar njerëzit për një qëllim të përbashkët: luftën kundër kancerit të gjirit. Paratë e mbledhura gjatë këtij eventi mbështesin gratë që kanë nevojë për trajtime, teste diagnostikuese dhe shërbime mbështetëse. Pjesëmarrësit kanë mundësinë të …

Partnerët tanë
Dëshiron të bësh një ndryshim?

Suporti ynë është thelbësor për gratë e prekura nga kanceri i gjirit; bashkohuni me ne për të ofruar shpresë dhe mbështetje në këtë luftë.

dizajni & zhvillimi: simple.al