Rreth nesh
Kreu - Rreth nesh
Rreth nesh
Shoqata e grave në luftë kundër kancerit të gjirit
Faqja është mbështetje të gjithë personave të prekur dhe të trajtuar nga kanceri i gjirit, bashkëshortëve dhe familjeve të tyre
- Më 4 Shkurt 2017, në Prizren u themelua Shoqata e grave në luftë kundër kancerit të gjirit si nevojë e madhe për të qenë hallkë e një zingjirit si të grave të diagnostikuara me kancer të gjirit po ashtu edhe të grave tjera të cilat duhet të kontribojnë në shëndetit të tyre si dhe familjarëve të tyre
- Shoqata Renesansa u themelua pasiqë u ndi nevoja e madhe nga femrat e diagnostikuara nga kanceri i gjirit që të kenë komunikim në mes vehte me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave që kanë kaluar që nga momenti i diagnostikimit me kancer të gjirit, gjatë tretmaneve të shërimit dhe pas shërimit.
- Sepse në ato momente kur të ndryshoj e tërë jeta, atëherë njeriu kishte nevojë për një komunikim me personat të tjerë të cilët kanë kaluar nga po e njejta rrugë.
- Sepse në ato momente kur të ndryshoj e tërë jeta, atëherë njeriu kishte nevojë për një komunikim me personat të tjerë të cilët kanë kaluar nga po e njejta rrugë. Sepse vetëm atyre i besojnë.
- Poashtu kjo shoqatë lindi edhe si nevojë për një mbështetje edhe familjarëve të personit të diagnostifikuar me kancer të gjirit
- Dhe pos kësaj kjo shoqatë u themelua si nevojë për të rritur vetëdijësimin e femrës në kontrollin e shëndetit të saj.
Njihuni me Ekipin
Themeluesit
Prof. Pakize Kiseri
Profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe në pension.
Lindur më 1950.
Atakuar me 2013 kanceri i gjirit.
Violeta Pirana
Mësimdhënëse e lëndës së matematikës në pension.
Lindur më 1963.
Atakuar me 2016 kanceri i gjirit .
Suzana Kiseri
Laborante në pension.
Lindur më 1946.
Atakuar me 2009 kancer i qafes se mitres.
Arbela Statovci
Communications EU
Valonë Pllana
Communications USA
Sysret Kastrati
Members
Zana Krasniq
Communications Prishtinë
Qëndresa Bilurdagi
Nutriciste / Dietologe
Misioni Ynë
- vetdijësimi i femrës për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
- fuqizimin e personave të diagnostikuar me kancer të gjirit që sa më lehtë.
- të përballojnë trajtimin e terapisë.
- vetdijësimin e anëtarëve të familjes së personave të trajtuar nga kanceri i gjirit për mbështetjen maksimale të të trajtuarëve nga kanceri i gjirit.
- Mbështetja psikologjike e personave të diagnostifikuar dhe të trajtuar nga kanceri i me gjirit.
- Vetëdijësimi i anëtarëve të ngushtë të familjes me qëllim të mbështetjes së personave të diagnostikuar me kancer të gjirit.
- Mbështetja psiko-sociale e pesonave të trajtuar me kancer të gjirit me qëllim të integrimit në shoqëri pas trajtimit të kancerit të gjirit.
- Përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve të trajtuar me kancer të gjirit.
- Përzgjedhja e jetës së shëndetshme për persona të trajtuar me kancer të gjirit.
- Promovimi i çdo lloj ndihmë dhe të drejtë të sëmurëve nga kanceri i gjirit.
- Realizimi i projekteve të cilët kanë të bejnë me:
- Edukimin e popullatës lidhur me mbrojtjen shëndetësore dhe përmirësimi ndaj qasjes tek personat të trajtuar me kancer të gjirit.
- Përmirësimin e të drejtave ligjore që kanë të bëjnë me persona të trajtuar dhe të shëruar nga kanceri i gjirit
- Përmirësmin e shërimit dhe cilësisë së jetës së personave të trajtuar dhe të shëruar nga kanceri i gjirit.
- Implementimi i standardeve dhe praktikave ndërkombëtare tek të diagnostikuarit me kancer të gjirit.
- Bashkëpunimi me institucionet shëndetësore të interesuara për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
- Qëndrueshmëria e shoqatës.
- Bashkëpunimi me shoqatat tjera të ngjajshme jashtë vendit.