Think Pink Europe

Me daten 12 Mars ishte aranzhuar video konferenca me Think Pink Europe për të diskutuar për shoqatën tonë ” RENESANSA “.

Në mbledhje ishin të pranishëm znj.Pakize Kiseri, Zerafet Vrmica, Visar Kasembegu, Shehije Rama, Aida Mashkulli, Shefide Azari dhe Blerina Bytyqi.

Think Pink Europe është një organizatë Europiane e cila i mbledh pranë vehtes shumë organizata të tjera nga tërë bota që së bashku të luftojmë kancerin e gjirit duke ndikuar në tërë shoqërinë tonë në ngritjen e vetëdijes për të parandaluar dhe për të zbuluar sa më herët kancerin e gjirit.

Në këtë mbledhje neve na dhanë mundësinë që të bashkohehemi atyre me projektin Race of the Cure Europe 2019.