Vetëdijësimi: Edukimin e femrave për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Fuqizimi: Mbështetje për personat e diagnostikuar për t’u përballur me trajtimin.
Mbështetje Psikologjike: Ofrimi i ndihmës për ata që janë diagnostikuar dhe trajtuar.
Edukimi Familjar: Ndihma për anëtarët e familjes për të ofruar mbështetje maksimale.
Integrimi Social: Mbështetje psiko-sociale për integrimin në shoqëri pas trajtimit.
Cilësia e Jetës: Përmirësimi i cilësisë së jetës për pacientët.
Promovimi i Jetës së Shëndetshme: Inkurajimi i një stili jetese të shëndetshëm pas trajtimit.
Edukimi i Popullsisë: Realizimi i projekteve për edukimin e popullatës dhe përmirësimin e të drejtave ligjore të pacientëve.
Standardet Ndërkombëtare: Implementimi i standardeve ndërkombëtare në trajtimin e kancerit të gjirit.
Bashkëpunimi: Bashkëpunimi me institucionet shëndetësore dhe shoqatat e ngjashme për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Qëndrueshmëria: Sigurimi i qëndrueshmërisë së shoqatës dhe bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare.
Rreth Nesh
Rreth nesh
Shoqata e Femrave në Luftë Kundër Kancerit të Gjirit
Kjo faqe është një burim mbështetjeje për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri i gjirit, bashkëshortët dhe familjet e tyre. Ne ofrojmë një hapësirë të sigurt për ndarjen e historive, këshillave dhe përvojave, duke krijuar një komunitet të fortë dhe përkrahës.
- Shoqata Renesansa u themelua më 4 Shkurt 2017, në Prizren, si një përgjigje e domosdoshme ndaj nevojës së madhe të femrave të diagnostikuara me kancer të gjirit për të krijuar një rrjet mbështetjeje. Kjo iniciativë ofron mundësinë e komunikimit mes grave që kanë kaluar nëpër të njëjtat sfida, duke lehtësuar shkëmbimin e eksperiencave nga momenti i diagnostikimit, gjatë trajtimeve dhe pas shërimit.
- Me këtë qasje të gjithanshme, Shoqata Renesansa përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit dhe integrimit të grave në shoqëri, duke kontribuar në shëndetin e tyre dhe mirëqenien e familjeve të tyre. Ajo krijon një ambient ku gratë ndihen të mbështetura dhe të motivuara për të vazhduar me jetën e tyre, duke sfiduar stigmat dhe paraqitur një model për përballimin e sfidave shëndetësore.
- Përveç kësaj, shoqata ka si qëllim të rrisë vetëdijësimin e femrave për rëndësinë e kontrollit të shëndetit të tyre. Ajo organizon aktivitete edukative, fushata ndërgjegjësimi dhe evente për mbledhjen e fondeve, duke ofruar informacionin e nevojshëm për trajtimin e kancerit të gjirit dhe strategjitë e parandalimit.
- Shoqata është një burim frymëzimi dhe shprese, duke promovuar një vizion të ri për jetën pas kancerit dhe duke mbështetur çdo grua në rrugëtimin e saj për shërim dhe rinovim.
- Shoqata gjithashtu ofron mbështetje për familjarët e personave të diagnostikuar, duke ndihmuar ata të përballen me sfidat që sjell kjo diagnozë. Kjo përfshin biseda mbështetëse, grupe punimi dhe burime informative që ndihmojnë në menaxhimin e stresit emocional dhe praktikave përkujdesëse për të dashurit e tyre.
- Bashkohuni me Shoqatën Renesansa dhe bëhuni pjesë e një komuniteti të fuqishëm që mbështet gratë që përballen me kancerin e gjirit! Çdo kontribut juaj ndihmon në krijimin e një ambienti mbështetës dhe inkurajues, ku gratë mund të ndajnë përvojat e tyre dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën në këtë rrugëtim të vështirë.
Bashkohuni me ne dhe bëni diferencën në jetën e atyre që luftojnë me kancerin e gjirit!
Gjithmonë organizon ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetur ata që luftojnë me kancerin e gjirit.
Njihuni me Ekipin Tonë!
Pasioni dhe frymëzimi i këtij projekti.
Pakize Kiseri
Profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në pension, lindur 1950. Diagnostikuar me kancer të gjirit, 2013.
Violeta Pirana
Mësimdhënëse e matematikës, në pension, lindur 1963. Diagnostikuar me kancer të gjirit, 2016.
Suzana Kiseri
Laborante në pension, lindur 1946. Diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës, 2009.
Arbela Statovci
Communications EU
Valonë Pllana
Communications USA
Sysret Kastrati
Members
Zana Krasniq
Communications Prishtinë
Qëndresa Bilurdagi
Nutriciste / Dietologe